Milani nuk është duke hequr dorë nga përpjekjet për transferimin e Renato Sanchesit.
Edhe pse Bayern Munichu nuk dëshiron ta lejojë largimin e portugezit, Rossonerët po i vazhdojnë përpjekjet për shërbimet e tij.
Gjatë gjithë verës, klubi italian e ka kërkuar 19-vjeçarin, mirëpo negociatat kanë ngecur.
Përkundër kësaj, Premium Sport raporton se Milani do të tentojë deri në mbyllje të afatit kalimtar që ta transferojë mesfushorin në San Siro.
Kuqezinjtë mendojnë ta huazojnë lojtarin me opsionin e blerjes, ndërsa Bayerni është i interesuar ta huazojë me obligim blerjeje për 35 milionë euro.

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...