Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se rasti i helmimit të komisionerëve është një kurdisje në mënyrë që të ndalet Kurti.
“Sipas raportit mjekësor dhe mjekëve thonë që nuk ka ndodh helmimi nga zarfet. Kjo duhet të jetë ndonjë kurdisje vetëm mos me ardhë në fuqi Albin Kurti”, është shprehur Zeka.
Tutje, Zeka tregon se paraprakisht kishte paralajmëruar se mund të bëhet ndonjë kurth kundër partisë që i fitoi zgjedhjet.
“Unë i kam njoftuar bashkëpunëtorët e mi të ngushtë në ditën kur ka dalë lajmi, iu ka thënë se është duke u përgatitur një kurth kundër partisë që i fitoi zgjedhjet. Largimi i këtyre komisionerëve për mua nënkupton ndryshimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”, ka thënë Zeka./Express
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...