Gazetari Milaim Zeka ka paralajmëruar se sot do të ketë arrestime në Qendrën për Numërimin e Rezultateve.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se skandali me numërimin e votave është i thellë.
Po ashtu Zeka tha se edhe shumë gjëra të tjera do të bëhen publike, e që ndërlidhen me zhvillimet e fundit në QNR.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Priten arrestime ne Qendren e Numerimit
Albana Bytyqi do behet deputete
Arizoni i cili del si emer ne videoinqizimin e publikuar nga Insajderi, sipas burimeve te mia te informacionit, ka nje emer krejte tjeter. Ai, permes disa zyrtareve te larte politik, ka hy ne Qendren e Numerimit me nje begj krejte fallc. Policia e Kosoves, bashke me prokurorin, e dine nje gje te tille.
Perplasjet kane ardhur pas dyshimeve te shprehura nga disa njereze qe kane aderuar se voni ne AAK, se po demtoheshin nga komisioneret e kesaj partie, dhe nga disa kolege te futur ne listate e deputeteve. Skandali eshte i thelle, edhe shume gjera do behen publike.
Njerezit brenda AAK-se flasin per keto manipulime, te cilat jane bere edhe me mbeshtetjen e disa deputeteve te vjeter.
Ish deputeteja e AAK-se, e cila fillimisht e akuzoi publikisht Meliza Haradinajn per ”manipulime”, sipas te gjitha gjasave do behet deputete. Pjesa e vazhdimit mbetete pune per policine, dhe prokurorine. Shume komisioner duhet arrestuar, sepse permes manipulimeve te tyre, vritet edhe vota, edhe demokracia…!
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...