Milaim Zeka, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, nesër pritet që të dalë përsëri para gjyqit, kësaj radhe nën akuzat për mashtrim e pastrim të parave.
Në këtë rast nesër pritet që të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar.
Së bashku me Zekën në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Ilir Krasniqi e Edmond Kërliu.
Kujtojmë se herën e kaluar kishte dështuar mbajtja e kësaj seance gjyqësore për arsye se në atë kohë Milaim Zeka ndodhej në paraburgim në lidhje me një rast tjetër, ku ai dyshohet për kanosje ndaj një prokurori./kallxo.com/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje