Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka, thotë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk duhet të merret me Demarkacionin, Asociacionin e Komunave Serbe dhe me formimin e ushtrisë. Ai konsideron se më e rëndësishme është gjendja e pacientëve në QKU, shkollimi i fëmijëve, gjendja e të moshuarve etj.
“Këto temat e ‘medha’, plus Bashkimin Kombëtar, lenjave opozitës, se ne te kaluarën fet e kane pas ba…!!!”, shkruan Zeka në Facebook, transmeton Express.
Ky është statusi i tij i plotë:
Mendoje qe tri temave duhet me ju ike Kryeministri, sepse jane tema vetem per VV
Ka shume tema jetësore me te cilat duhet me u marre Kryeministri dhe Qeveria. Për mu ashte problem qe pacienteve po na vdesin neper spitale pa fasha, e pa xhilpera. Për mu ashte problem qe nexenesit po shkojnë ne shkolle me dy ndërrime, e njëmijë probleme tjera te arsimit. Për mu ashte problem ceshtja e çerdheve per fëmije. Per mu eshte problem gjendja e te moshuarave. Për mu ashte problem kriminalizimi i Parlamentit, Gjykatave, dhe Prokurorisë. Për mu ashte problem ndotja e ambientit, e degradimi total i qyteteve e fshatrave, me ndërtime pa asnjë kriter, duke shkatërruar token pjellore te fëmijëve tanë.
Keto temat e “medha”, plus Bashkimin Kombetar, lenjave opozites, se ne te kaluaren fet e kane pas ba…!!!
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...