Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka komentuar listën e publikuar të ministrave nga Albin Kurti. Zeka thotë se Albulena Haxhiu është e duhur për ministrinë e drejtësisë, teksa ka thurur lavde edhe për Blerim Rekën, të cilin e quan intelektual.
“Nga zemra urime”, ka shkruar ndër tjera Zeka.
Postimi i plotë: Reth listes te ministrave te propozuar Ashte nder per çdo qeveri me pas ministra te kalibrit te Albulena Haxhiut dhe Blerim Rekes. Te tjeret nuk i njohe. Me Albulenen kam punuar dy vite. Ja njohe mire edhe boten njerezore, po edhe biografine e kristalte familjare, ashtu sikurse pergaditjen profesionale. Thjeshte, Albulena din edhe guxon. Blerim Reken e njohe qe 30 vite. Rralle gjene njeri me intelektual, me te guximshem dhe ma diplomat se sa ate. Diplomacia kosovare e fundosur ne fundin e bunarit me lloç, ka pasur nevoje per koven e Blerim Rekes, qe t’ia ktheje ftyren dhe nderin e humbur vendit tone!
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale