Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracionin, Aftësim dhe Karrierë (GIZ-DIMAK) me të cilët ka biseduar rreth orientimit në karrierë të të rinjve kosovarë dhe zgjerimin e mundësive për migrim legal për punësim.
“Orientimi në karrierë i të rinjve dhe migrimi legal për punësim dhe aftësim profesional të tyre kontribuon pozitivisht në rritjen e punësueshmërisë në vend.Gjatë takimit me përfaqësues të GIZ-DIMAK (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Aftësim dhe Karrierë), u dakorduam se orientimi në karrierë i të rinjve dhe zgjerimi i mundësive për migrim legal për punësim, të jetë fokus i projekteve tona të përbashkëta”, ka shkruar ministri Reçica në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, GIZ-DIMAK po jep një kontribut të jashtëzakonshëm sa i përket mundësive për punësim dhe aftësim profesional të të rinjve tanë në shtetin gjerman, për çka MPMS, sipas tij, është përherë e gatshme të bashkëpunojë me projekte të tilla që i kontribuojnë rritjes së punësimit.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...