Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do e kalonte natën në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, në pritje të ndonjë procesi gjyqësor, po të funksiononte ligji si duhet.
Ai këtë deklarim e ka thënë nëpërmjet llogarisë së tij ‘Facebook’, teksa ka thënë se kapja e shtetit është simbolikë e Qeverisë Hoti.
“Anti-vlera dhe kapja e shtetit eshte shenderruar ne politike kryesore e Qeverise Hoti”, thuhet në reagimin e Miftarajt.

Tutje, ai ka shprehur nevojën për një proces vetting-u edhe në Universitetin e Prishtinës.
“Kerkeses se Vettingut ne Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit te Prishtines. Vetem paramendo sa studenta kalojne permes “edukimit” nga lloji i “profesorave” alla Avdullah Hoti”, deklaroi tutje Miftaraj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...