Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar çështjen e rezolutave të zotuara nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, të cilat i ka quajtur populiste.
Miftaraj, përmes ‘Facebook’-ut, ka deklaruar se fillimisht do të ishte ndarja e buxhetit për polici, prokurori e gjykata, teksa ka thënë se përpjekjet politike për viktimat e luftës së fundit në Kosovë janë populiste.
Një tendencë të tillë, Miftaraj nga IKD e ka cilësuar si viktimizim për herë të dytë të viktimave.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Mjerim shkuar mjerimi.
Kuvendi i Kosovës, liderë institucional dhe politik ndalne vajtimin dhe popullizmin. Miratone buxhetin për vitin 2021, ndani buxhet për Polici, Prokurori dhe Gjykata për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës.
Qe 21 vite na keni lodh me politika ditore. Dilni prej mentalitetit që me viktima të luftës me fitu vota, është marre dhe viktimizim për herë të dytë i viktimave të krimeve të luftës dhe familjarëve të tyre.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...