Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, konsideron se praktika që po ndjek kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, që përmes shortit të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb është kundër kushtetues.
Në një intervistë për RTV21 Miftaraj ka thënë se është shqetësuese që deputeti Nenad Rashiq është duke lejuar që të bëhet pjesë e shkeljeve kushtetuese.
“Është kundër kushtetuese në këtë fazë sepse faza me short mund të zbatohet vetëm në rastet kur Lista Serbe nuk e propozon emrin e tij, nuk i dërgon së paku gjashtë nënshkrime për të propozuar kandidatin për nënkryetar. Nëse në raste të tilla Lista Serbe nuk e zbaton obligimin Kushtetues atëherë vije në shprehje hedhja e shortit apo zgjedhja me short e një kandidati i cili i përfaqëson komunitetin jo shumicë serb në Kosovë. Në momentin që Lista Serbe me shumicë të votave të deputetëve të kësaj liste i kanë dhënë për kandidatin e tyre nuk mund të kalohet në fazën e dytë, që nënkupton se kjo mënyrë është kundërkushtetuese. Për ne është po ashtu shqetësuese fakti që deputeti Nenad Rashiq pranon të bëhet pjesë e shkeljes së kushtetutës”, tha ai.
Miftaraj tha po ashtu se kryeparlamentari Basha ka bërë shkelje kushtetuese që nga momenti i ndarjes së kandidatëve për nënkryetar nga votimi në pako.
‘’Që nga momenti kur është bërë ndarja e votimit të dy nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë ose votimi i Emilia Rexhepit, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese që nënkupton se çdo veprim pas Emilia Rexhepit është në aspektin kushtetuese, në aspektin juridik nuk ka kurrfarë vlere juridike, do të thotë janë të pavlefshme. Nëse këto vendimi, apo errësimi i Emilia Rexhepit dërgohet në Gjykatën Kushteutese pa pikë dyshimi do të thotë se Gjykata Kushtetues do të urdhëroj që ta kthej procesin e votimit nga pika zero. Ta obligoj Kuvendin që ta vazhdoj votimin në pako për zgjedhjen nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë”, deklaroi Miftaraj
Drejtori i IDK-së, Ehat Miftaraj, rikujton se praktikat e kaluara për zgjedhjen nënkryetarit tregojnë se nënkryetarët nga minoritetet serbe dhe jo serbe janë zgjedhur në pako. Këtë praktikë thotë se e kishte zbatuar edhe deputetët e LVV-së gjatë konstituimit të Kuvendit përgjatë vitit 2019-2021.
“Siç ka qenë praktika në vitin 2019-2021. Nuk ka nevojë të jesh shumë i zgjuar mjafton ta lexojmë pikën 156 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të gushtit të këtij viti ku në mënyrë taksative Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se konstituimi i Kuvendit, respektivisht zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve duhet të bëhet në bazë të kushtetutës, në bazë të rregullores së punës së Kuvendit dhe në bazë të praktikës parlamentare tani më mirë të etabluar në Kuvendin e Kosovës. Ne e dimë që në vitin 2019-2021 në atë kohë që është udhëhequr nga vet LVV-ja kishin zgjedhur në pako dy nënkryetarët nga komunitetet serbe dhe jo serbe’’, theksoi Miftaraj.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...