Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka hedhur poshtë spekulimet se zonja e parë, Michelle Obama, mund një ditë të garojë për presidente amerikane.
Në një intervistë me redaktorin e magazinës “Rolling Stones,” Jann Wenner, Obama ka thënë: “Michelle nuk do të garojë kurrë për presidente”.
“Ajo është personi më i talentuar që kam njohur. Mund ta vëreni rezonancën e jashtëzakonshme që ajo ka me popullin amerikan. Ndonjëherë bëj shaka se ajo është tepër e ndjeshme për t’u futet në politikë,” kishte thënë Obama.
Ai, po ashtu ka thënë në këtë intervistë, e cila është publikuar online dje, se kur ta largohën nga Shtëpia e Bradhë bë janar, ai dhe bashkëshortja e tij do të vazhdojnë të jenë shumë aktiv me besimin se kur punon me zell me njerëzit, ndryshimet ndodhin.
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...