Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se shoqëritë tregtare mund të dorëzojnë ankesat ndaj vendimeve të shkallës së dytë të lëshuara nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës (DG) në mekanizmin e veçantë për trajtimin e tyre.
Ky mekanizëm do t’i trajtojë ankesat e palëve brenda 30 ditëve dhe synon të kursejë palët nga procedurat gjyqësore që mund të zgjasin më shumë.
“Pra, duke filluar nga data 29.07.2024, shoqëritë tregtare mund të kenë qasje në këtë mekanizëm duke i dorëzuar ankesat e tyre pranë pranë Arkivës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që gjendet në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, apo edhe në formë elektronike në [email protected]“, thuhet në njoftim.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren