Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehu respektin e tij të thellë për sakrificën dhe qëndresën e popullit kosovar në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë.
“Kosova jonë, të uroj përzemërsisht këtë ditë të shënuar! Sot kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe krenarinë e një populli që nuk u ndal asnjëherë në rrugën drejt pavarësisë. Gëzuar këtë ditë të madhe për kombin tonë, me dashuri dhe respekt për vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë!”, ka theksuar Mexhiti në mesazhin e tij.
Ai shtoi se Kosova është simbol i qëndresës dhe aspiratës për një të ardhme të ndritur, duke uruar unitet dhe përparim për të gjithë shqiptarët në rajon.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...