Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, të mërkurën viziton Gjilanin.
Gjatë vizitës së tij Meta do të shkojë për ngushëllime tek familja Abazi, ku si pasojë e tërmetit të madh 6.4 shkallë humbën jetën Isa Abazi dhe Shemsedin Abazi.
Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja la pasojë të mëdha në njerëz si dhe rrënoi objekte të shumta.
Si pasojë e tërmetit kanë vdekur 52 persona dhe janë plagosur mbi 600 persona, njofton Komuna e Gjilanit.
Në ora 13:00, presidenti Meta, kryeministri Haradinaj dhe kryetari Haziri do të qëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese.
Ndërkaq, në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...