Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ishte fatlum që e njohu nga afër Pagarushën.
“E dashur dhe e admiruar nga të gjitha brezat për vokalin e jashtëzakonshëm, emocionet dhe krenarinë që i dhuroi kombit në dekada, kjo humbje e pazëvendësueshme i ka prekur sot të gjithë shqiptarët dhe admiruesit e saj kudo”.
“Si artiste që bëri histori në momente të vështira, falë talentit artistik, personalitetit fisnik e të spikatur, Nexhmije Pagarusha, do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare, këngët e së cilës do të këndohen përjetë”, ka shkruar Meta.
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...