Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se është e padrejtë që liberalizimi i vizave për Kosovën të kushtëzohet me çështjen e demarkacionit.
Meta tha se kjo është shumë e vështirë sidomos për qytetarët e Kosovës të cilët në vitet e 40’ta lëviznin lirshëm në vendet e Evropës derisa qytetarët e Shqipërisë aq që mund ta paramendonin këtë, shkruan arbresh.info.
“Kam pasur takim me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim , theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi për të mos thënë të këtij diskriminimi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës pasi janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi. Dikur para 40 vitesh ka qenë më e lehtë për qytetarët e Kosovës për të lëvizur jashtë atëherë kur për qytetarët e Shqipërisë ishte e pamundur edhe të ëndërrohej një gjë e tillë. Besoj që vendimi është i padrejtë për të kushtëzuar liberalizimin e vizave me çështjen e demarkacionit”, ka thënë Meta.
Ai tha se ka pasur shumë presione nga qytetarët e Kosovës për të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë në mënyrë që të shpëtojnë nga kjo bllokadë që po u bëhet./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës