Presidenti i shtetit shqiptar,Ilir Meta në një intervistë dhënë Radio televizionit të Kosovës, ka folur rreth krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, e cila synon të hetojë krimet e pretenduara se janë kryer gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se krijimi i Speciales është i tepërt për faktin se Gjykata e Hagës kishe hapur disa procese ku është vërtetuar pafajësia e drejtueseve dhe përfaqësuesve të luftës së UÇK-së.
“ Nuk do të doja të bëhesha pjesë e debateve dhe polemikave që kanë ndodhur ditëve të fundit për Gjykatën Speciale. E di se institucionet e Kosovës kanë marrë disa obligime. Kemi vlerësuar se krijimi i një Gjykatës Speciale është e tepërt duke qenë se Gjykata e Hagës ka hapur shumë procese ndaj drejtuese apo përfaqësuesve të luftës së UÇK-së. Megjithatë, institucionet e Kosovës kanë marrë disa obligime për të sqaruar të gjitha ato pretendime jo të rëndësishme dhe jo të drejta. Por, besoj se Kosova do t’i kryejë ato obligime”, ka thënë i pari i shtetit shqiptarë Ilir Meta.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...