Presidenti i shtetit shqiptar,Ilir Meta, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është tepër i rëndësishëm dhe se nuk ka alternativ tjetër .
I pari i shtetit shqiptar ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të vazhdojnë dialogun, cili siç tha ai, duhet ri- vitalizuar. “BE ka pasur një rol të rëndësishëm , por edhe një angazhim i shtuar i SHBA –ve është i rëndësishëm për të garantuar marrëveshjet e arritura deri më tani. Për këtë çështje është e rëndësishme të ketë unifikim të të gjithë faktorëve në Kosovë”, tha Meta.
Meta: Demarkacioni të zgjidhet në mënyrë të mençur
Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta tha se është tepër e rëndësishme që çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e ZI të zgjidhet në mënyrë parimore dhe të mençur.
“Është tepër e rëndësishme që të bëhet një zgjidhje parimore dhe e mençur për demarkacionin, sepse kjo e zhbllokon procesin e liberalizimit. Nuk mendoj se kjo çështje mund të zgjidhet në këtë kohë kur Kosova është e përfshirë nën ethet elektorale të zgjedhjeve lokale . Por është një çështje që duhet të zgjidhet në mënyrë parimore, konstruktive dhe të mençur, pasi që është në interes të Kosovës që ta zgjidhë këtë problem dhe përmes kësaj t’i zhbllokojë proceset tjera”, tha ai.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...