Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë takimit kokë më kokë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, janë pajtuar për një deklaratë të përbashkët politike.
Në deklaratën e siguruar nga arbresh,info ata janë dakodruar që të riafirmojnë vullnetin e ndërsjellë për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit vëllazëror e strategjik dhe me partnerët ndërkombëtar.
Kosova dhe Shqipëria do të përqendrohen në hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO.
“Liberalizim sa më të shpejtë të vizave ndërmjet të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, angazshimin e Kosovës që të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë në mirëbesim dhe mirëkuptim të ndërsjellë çështjet që lidhen me marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me fqinjin e saj, Malin e Zi,” thuhet në deklaratë.
Meta gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur me ceremon shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë shtetërore në Kosovë si President.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj./arbresh.info/


“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...