Ekrem Alidema dhe Enver Alidema janë dy viktimat meshkuj që humben jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Në këtë aksident kanë mbetur të vdekura edhe dy gra të cilave nuk iu është bërë i ditur identiteti.
Sipas burimeve të portalit ‘arbresh.info’ dy viktimat meshkuj ishin kushërinj të dyfishtë ku po ktheheshin nga dasma me gratë e tyre dhe një djalë 17 vjeçar, Qëndrim Alidema, i cili ka mbijetuar aksidentit, por është nën kujdesin intensiv në QKUK, në gjendje të rëndë.
Sipas policisë njëri nga meshkujt është 53 vjeçar e tjetri 50 vjeçar vjeçar ndërkaq njëra femër 50 dhe tjetra 47 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën. Vetura ka qenë e tipit “Audi” me targa gjermane./Arbresh.info
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...