Mbrëmë gjatë natës në Prishtinë është dëgjuar një zhurmë e madhe, e cila kishte ngjallur reagime të shumta të banorë të kryeqytetit.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë për “Arbresh.info” se kjo zhurmë nuk është diçka për t’u shqetësuar.
Bucolli tha se zhurmën ka ndodhur për shkak të lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, është dal nga njësia sistemi A4 dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash.
Ai tha se raste të tilla ka pasur edhe më herët, derisa shtoi se është duke u punuar që të rregullohet defekti.
“S’ka diçka për t’u shqetësuar. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak të lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, është dal nga njësia sistemi A4 dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Këso raste kanë ndodhur edhe më herët. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion”, tha Bucolli./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Çka ishte ajo zhurmë e çuditshme që shqetësoi mbrëmë banorët e Prishtinës
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...