
Femije te klasave fillore, ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne shkollen Misto Mame, ne Tirane.
Viti shkollor 2017/2018 do të fillojë më 4 shtator pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit konfirmuan për Radio Kosovën se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe janë në fazën e shpërndarjeve të teksteve nëpër drejtoritë komunale të arsimit. Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka disa shqetësime për fillimin e këtij viti shkollor.
Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit janë në finalizim të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018, që do të fillojë më 4 shtator. Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën se përgjegjësitë janë të ndara për drejtoritë komunale të arsimit, sa i përket edhe infrastrukturës shkollore. Ai tha se ministria ka përgatitur programet e reja për klasat parapërgatitore, klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë.
“Kemi nxjerr një udhëzim administrativ që përshkruan në mënyrë të qartë, kur fillon, si fillon, në mënyrë që të mos ketë ndonjë amulli lidhur me zbatimin e kurrikulës. Kurrikula fillon në të gjitha nivelet, përveç arsimit profesional. Më mësimdhënësit që do të punojnë me këto klasë janë bërë trajnimet e nevojshme, pothuajse janë përfshirë të gjithë mësimdhënësit në trajnime për zbatimin e kurrikulës së re”, tha ai.
Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me moszbatimin e disa pikave të kontratës së re kolektive nga ana e drejtorive komunale të arsimit. Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se në shtator mund të ketë edhe veprime sindikale.
Për këtë çështje, ushtruesi i detyrës së Drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha se i respekton kërkesat e sindikatës, por siç tha, do të ishte mirë që sindikata të orientohej më shumë në zhvillimin e kapaciteteve të mësimdhënësve për të rritur cilësinë në arsim.
Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura.
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...