Mësimdhënësit e viteve ’90 rrëfejnë për punën e tyre
Që nga muaji prill presin që t’u kompensohet puna që kanë bërë për 10 vite
44 vite të jetës i ka kaluar si mësimdhënëse.
E tani Hasbije Hamdiu po gëzon statusin e pensionistes.
Por, për këtë mësuese periudha më e lavdishme mbetet ajo e viteve të ’90-ta.
Hamdiu e i përshkruan ato vite që ishin nën presionin serb si tepër të rënda. Sipas saj, koha më e rëndë ishte fillimi i zbrazjes së klasave.
“Nji moment i trishtushem është kur ja kane nis me ike nxanësit nuk e dishim ka po shkojnë”.
Mësuesja e shkollës Dardania, thotë që libri i historisë për klasën e katërt ishte vështirë të sigurohej në atë periudhë.
Ajo tregon se nxënësit atë e blinin fshehurazi.
“Libri i historisë është dashtë me u ble fshehurazi se me t’paa”.
Për kontributin e saj gjatë kësaj periudhe, ajo pret që nga muaji i tjetër të marr një shtesë në pensionin e saj.
Ndryshe nga Hamdiu, Ahmet Pllana ende e shfleton ditarin.
Ai është mësimdhënës në lëndën e Historisë në Shkollën Dardania në Prishtinë, shkollë kjo në të cilën ai ka punuar edhe gjatë viteve të ’90-ta/
Për Pllanën kjo ishte periudha më e vështirë e punës së tij në arsim.
“Na e kanë nda shkollën. Kemi pas shumë nxënësa…”.
E për ta bërë edhe më të rëndë situatën, pushteti serb për 12 ditë ua ndali edhe furnizimin me ujë e rrymë elektrike punonjësve të shkollës Dardania në kryeqytet.
Ajo çka mban mend Pllana është vullneti që ka ekzistuar mes mësimdhënësve e nxënësve për të vazhduar procesin mësimor.
Tash mësimdhënësit e asaj periudhe gëzojnë një pension për punën që e kanë bërë gjatë viteve ‘90-‘99.
Ata do të paguhen në bazë të viteve punë që kanë bërë në arsim në atë kohë, dhe vetëm pasi të dalin në pension.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes