Merreshin me prostitucion, arrestohen tre persona dhe mbyllet një lokal

18:09 | 2 Shkurt 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka ndermarr një operacion me që rast ka arrestuar tre persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në Prostitucion” dhe veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.

Personat e dyshuar të involvuar në këto vepra janë N. C. viti i lindjes 1936, R. G. viti i lindjes 1962  dhe S. K.  e lindur në vitin e lindjes 1974.

“Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prizren,  dhe me vendim të tij, tre të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin në bashkëpunim me Inspektoret Komunal të KK Prizren është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë i dyshuari nr. 1 dhe nr. 3, përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme