Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari

09:27 | 12 Dhjetor 2025
E.K

Një rast i pazakontë i keqpërdorimit të besimit ka përfunduar me arrestim, pasi një person mori një veturë me qira dhe nuk e ktheu tek pronari i saj.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima kishte raportuar se më 21 nëntor 2025 ia kishte dhënë veturën me qira të dyshuarit, i cili më pas u zhduk pa lënë gjurmë dhe nuk e ktheu automjetin.

Pas hetimeve intensive, më 11 dhjetor 2025, njësitë policore lokalizuan dhe arrestuan të dyshuarin. Veturën e gjetur e sekuestruan nga i dyshuari dhe më pas ia kthyen pronarit të ligjshëm.

I dyshuari u intervistua në stacionin policor dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

“ANP. Adem Jashari / 21.11.2025 – 19:00. Më 11.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se më 21.11.2025 nga viktima mashkull kosovar kishte marr veturën me qera dhe nuk ia kishte kthyer më. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info