Merr flakë ish-fabrika e Farmakosit në Prizren

22:58 | 8 Shkurt 2020
A Z

Ish-fabrika e Farmakosit në Prizren është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se s’ka të lënduar.

“Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e sakta nga zjarri”.

Shpërndaje në rrjete sociale