Një autobus që vinte me pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi, me drejtues A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë në ecje gjatë kohës që ishte me pushues brenda.
Portali arbresh.info ka siguruar video nga vendi i ngjarjes dhe bëhet e ditur se zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës.
Kanë qenë rreth 25 kosovarë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.
Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër.
Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.
Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s