Kancelaria gjermane Angela Merkel, më 9 korrik do të vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën, bënë të ditur televizioni “N1 TV BiH”.
Sipas këtij televizioni, Merkel fillimisht do të vizitojë Tiranën dhe Beogradin, dhe më pas do të qëndrojë në Sarajevë, ku do të marrë pjesë në varrimin e eshtrave të viktimave të luftës së Srebrenicës, por për shkak të agjendës së ngjeshur nuk do të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, që do të mbahet më 11 korrik në Potoqar.
Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Merkel planifikon të diskutojë me Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiq dhe delegacionin boshnjak , ndërsa një drekë pune do ta ketë me anëtarët e presidencës së BeH, dhe për fund do të takohet me përfaqësues të medieve.
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...