Mërgimtari dhe humanisti Sefer Gashi nga fshati Drenoc i komunë së Rahovecit, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot e ka sjellë një automjet, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.
Pas pranimit të donacionit kryetari i komunës Smajl Latifi, ka thënë se donacion si ky i mërgimtari Sefer Gashi i cili jeton dhe punën në Zvicër janë të nevojshëm duke e përgëzuar për gatishmërinë dhe humanizmin e tij. Automjeti i pranuar sot si donacion, do të përdorët për kryerjen e shërbimeve për persona me aftësi të veçanta.
Mërgimtari Sefer Gashi, e ka falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e treguar deri tek realizimi i këtij donacioni dhe ka thënë se ky automjet besoj që do të ua lehtësoj sadopak punën personelit që të kryejnë punë sa më efikase për personat me nevoja të veçanta.
Qazim Cana, doktor në QKMF-në “Fahredin Hoti”, është shprehur falënderues ndaj kryetarit Latifi, për angazhimin e tij për mbështetje e treguar në vazhdimësi për sektorin e shëndetësisë, ndërsa për mërgimtarin Gashi ka thënë se e vlerësoj lartë humanizmin, duke thënë se ky donacion është shumë i rëndësishëm , pasi që do të lehtësoj punën e personelit që merren me trajtimin e pacientëve me nevoja të veçanta.
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...