Zvicra ka larguar Kosovën nga lista e zezë, duke hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran.
E, kjo ka ndikuar që të rritet dukshëm kërkesa e bashkatdhetarëve që të vijnë në Kosovë tek të afërmit e tyre, raporton arbresh.info

Qytetarët të cilët ateruan mbrëmjen e së hënës në Aeroportin e Prishtinës, thonë se ndjehen mjaft të lumtur me këtë vendim pasi që janë përmalluar t’i vizitojnë të afërmit e tyre.
Çmimet e biletave janë rritur por kjo nuk po ua zbehë dëshirën të vijnë në Kosovë./arbresh.info/

Për më shumë mund ta ndiqni videon se çfarë thonë bashkatdhetarët:
Por të gjithë ata që e frekuentojnë Aeroportit “Adem Jashari”, po e kanë të pa mundurën të kryejnë dezinfektimi në tunelin dezinfektues që është i vendosur para Aeroportit pasi është jashtë funksionit.
Ai përdoret nga stafi i Aeroportit dhe qytetarët si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndryshe, Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantinim që nga data 6 korrik, për shkak të pandemisë COVID19.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...