Në kuadër të rivendosjes së rregullit, transparencës dhe menaxhimit të mirë të Kompanisë, Menaxhmenti i ri i KRM “Pastrimi” SH.A. ka marrë së fundmi një numër të veprimeve, për të anuluar disa vendime të cilat kanë cënuar funksionimin e mirë të kompanisë.
Pas shkarkimit të menaxhmentit të vjetër, si pasojë e keqmenaxhimit, nevoja për marrjen e masave të cilat ndihmojnë në rikthimin e stabilitetit të kompanisë kanë qenë të domosdshme.
“Me këtë rast, Menaxhmeti i Ri i Kompanisë, i emëruar nga bordi i drejtorëve me datë 08.07.2022, pasi ka evidentuar shumë parregullsi dhe shkelje të shumta brenda ndërmarrjes, ka marrë masa emergjente krahas me legjilascionin në fuqi. Menaxhmenti ka vendosur për:
1. Anulimin e Konkursit Publik me Nr. 2180, i datës 13.6.2022, i publikuar në gazetën “Bota Sot” nga KRM “Pastrimi” SH.A, sepse i njëjti është shpallur në kundërshtim me dispozitat ligiore në fuqi.
2. Shfuqizimi i të gjitha vendimeve të mëparshme përmes të cilave u është lejuar veturave jozyrtare furnizimi me naftë.
3. Formimi i komisionit për Verifikimin dhe identifikimin e mjeteve të Kompanisë (përfshirë Njësitë Operative) që gjenden jashtë Autoparkut për servisim dhe për të njëjtat të përgatitet raport i detajuar ne nje periudhë të afërt kohore.
4. Formimi i komisionit për verfikimin dhe evidentimin në aspekt kuantitativ i të gjithë Kontenjerëve nëpër pika grumbulluese”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas KRM “Pastrimi”, këto masa të marra janë vetëm fillimi i veprimeve për përmirësimin e gjendjes./arbresh.info/


Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...