Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas fitores së xhudistes Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Krasniqi ka thënë se e mban mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. E që këtë gjë ajo sot e arriti.
Postimi i plotë:
“Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie! Urime Medaljen e Artë Olimpike Distria! Urime Kosovë e dashur!
Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!
Të lumtë Distria! Falemnderit për këto emocione, falemnderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Falemnderit mjeshtrit të papësëritshëm Toni Kuka.” /arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë