Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar mbrëmë në një tubim të madh në Prizren kandidaturën e Shaqir Totajt për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Prizrenit.
Ai theksoi se në çdo cep të komunës vërehen rezultatet e angazhimit të kryetarit Totaj dhe ekipit të tij në shërbim të qytetarëve.
“Gjatë katër viteve të fundit, Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet “historik” dhe “kulturor”, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: “i punës” dhe “i zhvillimit”. Kudo që të lëvizësh nëpër komunën e Prizrenit, dallohen qartë rezultatet e përkushtimit dhe punës së tij dhe të ekipit të tij në shërbim të qytetarëve”, tha ai./Arbresh.info
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...