Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka treguar pse për kryeministër nuk do të kandidojë ai por Bedri Hamza.
Krasniqi ka thënë se që kur është bërë kryetar i PDK-së në vitin 2021, ka dhënë deklarata se “PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri”
Më tutje, ai ka thënë se kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale.
“99% të deklarimeve të mia që kur jam bërë kryetar i PDK-së, kanë qenë qëllimisht kur kam thënë se PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri, sepse bindja ime gjithmonë ka qenë që kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale, e sidomos sot nuk është koha për protagonizëm liderist, nuk është koha për lidershqip autoritar”, ka thënë Krasniqi në Pressing.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...