Në Konventën e Përgjithshme të 11-të të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i partisë.
Në fjalën e tij, Krasniqi falënderoi delegatët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se është nder dhe përgjegjësi e madhe të udhëheqë PDK-në.
“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Kur u bashkova me PDK-në në pranverën e vitit 2004, nuk e kam ëndërruar as nuk kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit,” tha lideri i PDK-së.
Ai u zotua se do të punojë me përkushtim për rikthimin e PDK-së si forca kryesore politike në Kosovë.
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...