Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit për medie është deklaruar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai tha se që pas zgjedhjeve kanë kërkuar të kryhet obligimet nga ata që kanë marrë mandatin, shkruan arbrehs.info.
Krasniqi ka shtuar gjithashtu se përgjegjësia për formimin e Institucioneve bie mbi liderin e VV-së, njëherë kandidat për kryeministër, Albin Kurtin.
“Kërkesa jonë prej 6 tetorit në mbrëmje ka qenë që ata që kanë kërkuar dhe kanë marr mandat, sa më herët dhe sa më shpejt t’i kryejnë obligimet e tyre por kjo nuk ka ndodhur. Albin Kurti si mandatar duhet ta dijë se jeta institucionale nuk është video lojë dhe lojërat me video nuk i kryejnë punët të cilat i presin qytetarët e Kosovës. Nga sot kur do ta marr mandatin zyrtarisht, ne i’a kujtojmë se ajo nuk është përgjegjësi vetëm me marr një letër por është përgjegjësi me i formu institucionet. Barra e përgjegjësisë për këtë bllokadë i bie atij si mandatar”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...