Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në emisionin Analizë në RTK ka folur për tendencat totalitare të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Krasniqi ka thënë se lista e VV-së përbëhet nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me vlera, por shtoi se kanë mbledhur njerëz ekstremistë e titistë, që duket sikur ta përziesh ujin me vaj.
“Kurti nuk ka as ekip e as program. Kurti i cili nuk është as kandidat, ligjërisht, po e ofron vetveten tek qytetarët si mesia, ndërkaq nuk ka asnjë ofertë konkrete për qytetarët”, tha Krasniqi, duke shtuar se kjo tregon për tendencën totalitare të Kurtit, i cili e ka rrethuar veten me persona ekstremistë.
Krasniqi tha se Kurti i ndërron qëndrimet varësisht nga sezona politike dhe varësisht nga cfarë janë interesat e tij personale. Vetëvendosjen, Krasniqi e quajti “parti kameleone”, ndërkaq tha se PDK është parti që ka traditë dhe vlera, në bazën e të cilës qëndron lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi theksoi se interesi primar i PDK-së është interesi i shtetit, duke përmendur pjesëmarrjen e PDK-së dhe rolin e saj vendimtar në të gjitha proceset historike për Kosovën dhe tash së fundmi votat e PDK-së për ligje që kanë qenë esenciale për qytetarët e Kosovës.
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...