Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar pas sulmeve të ShBA-ve ndaj Iranit.
Ajo u shpreh se Serbia mbetet “porta strategjike”e Iranit në Evropë, një çarje strategjike në zemër të Ballkanit Perëndimor, shkruan Arbresh.info.
Në një postim të fundit në X ajo thekson se “ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, të cilat e shohin Iranin si një shtet rrezikshëm që synon armët bërthamore, Serbia e kategorizon atë si një vend mik.”
Sipas Haradinajt, për Teheranin, “Serbia është një mundësi e përsosur për të rritur ndikimin në Ballkan.”
Ajo ka renditur disa nga pikat kryesore të bashkëpunimit Serbi-Iran.
Korrik 2022: Mbi 80 përfaqësues biznesi dhe zyrtarë qeveritarë nga Serbia dhe Irani u mblodhën në Beograd për një forum biznesi, që hapte rrugën për thellimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Tetor 2022: Irani ratifikoi një marrëveshje të re për shërbime ajrore me Serbinë, që thjeshtoi procesin e futjes së fluturimeve të rregullta komerciale mes dy vendeve.
Shtator 2023: Në ekspozitën “Partner 2023” në Beograd, Irani prezantoi për herë të parë një gamë të gjerë armësh, përfshirë raketa lundruese kundër anijeve CM35, raketa mbrojtëse AD75 dhe dronët Shahin me lëshim vertikal, ndërsa më pas Serbia raportohet të ketë blerë 1,000 dronë kamikazë iranianë.
Shkurt 2024: Irani miratoi politikën pa viza për qytetarët serbë.
Shtator 2024: Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Mohammad Seyyed Abbas Araghch ku u riafirmua se ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve të forta bilaterale janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së 14-të të Iranit.
Janar 2025: U themelua “Shoqata e Miqve të Iranit,” që përbëhet nga figura kulturore, shkencore dhe shoqërore serbe, e cila filloi aktivitetet në Beograd.
Shkurt 2025: Ministri iranian i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe homologu i tij serb nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për avancimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).
Haradinaj-Stublla e sheh këtë afrim si një kërcënim për sigurinë dhe interesat perëndimore në rajon, në një kohë kur shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së janë në përballje të drejtpërdrejtë me regjimin iranian për shkak të programit të tij bërthamor dhe aktiviteteve destabilizuese globale. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...