Ish-deputetetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas publikimit të bisedave të LDK-së në Viber, ku anëtarët e Kryesisë flasin për një skeme të organizuar kriminale lidhur me votat me postë të mërgatës.
Personazheve në këto biseda, Tërmkolli u referohet si “tuxharë sorosianë”, teksa thotë se po e mbajnë peng LDK-në për interesa personale.
“Të gjithë ata që përfoljet për krim elekroral brenda LDK-ës i quajnë demokraci, ose janë injorantë të LDK-ës së sotme ose nuk kanë lidhje me demokracinë. Në LDK, ka kohë që lufta e vetme që bëhet është lufta kundër njëri tjetrit, në mungesë të guximit për t’u përballë me partitë tjera dhe në mungesë të vullnetit për të punuar për Kosovën”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe