Mehmeti: Policia e Kosovës ka pranuar informacion paraprakisht se do të vendoseshin bllokadat nga strukturat ilegale

12:48 | 12 Tetor 2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raportoi lidhur me operacionin policor në veri të vendit, menjëherë pas vendosjes së masës së reciprocitetit me Serbinë për targat, shkruan arbresh.info.

Mehmeti tha se ministri Sveçla, i cili i kishte bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të implementimit të reciprocitetit me Serbinë në aspektin e targave.

“Duke parë që stacioni për mbikëqyrjen e kufirit në Jarijne respektivisht në Leposaviq nuk kanë hapësira të mjaftueshme për vende pune, ne kemi vendosur që më datën 16 të konstruktojmë një konstruksion i përberë nga kontejner që do të shërbente si stacion për kontroll të kufirit. Departamenti i kufirit dhe i operacioneve dhe hetimeve kanë raportuar se janë të gatshëm të fillojnë me operacionin që është quajtur “Operacioni qarkullimi i automjeteve””, tha Mehmeti.

Mehmeti tha se Policia e Kosovës kishte marr informacion se reciprociteti do të mund të pengohej nga strukturat ilegale dhe kriminale që veprojnë në veri të Kosovës dhe se ka informata inteligjente se këto struktura mund të vendosin barrikada në rrugë.

“Më datë 19 shtator pas orës 20:00 kemi pranuar informacion se strukturat ilegale kanë ftuar qytetarët që të nesërmen me datën 20 do të bllokohen të gjitha rrugët që qojnë drejt vendkalimeve kufitare. Ata kanë kërkuar që kjo të bëhet në mënyrë të organizuar me automjete dhe mjete tjera dhe mjete që mund të përdoren për demolimin qoftë të pikave kufitare qoftë stacionit të policisë kufitare. Pas pranimit të këtij informacioni kemi rishikuar edhe një herë planin”, deklaroi Mehmeti.

Me qëllim të parandalimit të bllokimit të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, gjithashtu duke pasur parasysh se në bllokadat e vitit 2008 ishin djegur dy pikat kufitare dhe kishte indikacione se të njëjtat do të mund të sulmoheshin dhe do t’ju pamundësohej veprimtaria policisë kufitare dhe do të rrezikohej jeta dhe siguria e zyrtarëve policor është vendosur që të dërgohet Njësia Speciale, tha Mehmeti.

“Këto njësi do të vendoseshin në afërsi të pikave kufitare për të mbështetur policinë kufitare dhe sigurinë e tyre. Në këtë kontekst me 20 shtator në mëngjes Policia ka filluar me realizimin e planit operacional. Në mëngjes prapë kemi pranuar informacione nga agjensionet e sigurisë të detajuara lidhur me kohën, vendin, mjetet dhe urdhrin për të bllokuar rrugët. Informacionet e konfirmuara se me datën 19 në mbrëmje, individ të njohur për policinë me beackground kriminal dhe influencë politike, kanë mbajtur takim me strukturat ilegale dhe kanë kërkuar mobilizim të qytetarëve për të bllokuar rrugët”, tha Mehmeti.

Tutje ai shtoi se ekskavatorët që ishin vendosur në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë kanë qenë me qëllim që të shkatërrohen pikat kufitare, e që një gjë e tillë u parandalua me kohë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara