Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit, Elfir Behrami nga Podujeva.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mehaj e ka vlerësuar lartë aktivitetin e tij që nga demonstratat dhe protestat studentore e deri në luftën e tij si ushtar i UÇK-së.
“Aktivitetin e tij dëshmori, Elfir Behrami e kishte filluar qysh në demonstratat dhe protestat studentore, e që nuk mungonte në asnjërën prej tyre. Pastaj pas shpërthimit të luftës në Kosovë ai i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht kryen stërvitjet në Bajgorë në vendin ku djemtë e Llapit përgatiteshin intensivisht e më pas merrnin armët dhe vendoseshin në frontet e luftës.”, ka shkruar ai.
Mehaj shkroi gjithashtu se qëndresa e tij heroike dhe e shokëve dëshmonte vendosmërinë dhe guximin që kishin. Kështu ishte deri në rënien e tij, vendi në të cilin Elfiri u përjetësua ishte i mbushur me plot gëzhoja të plumbave, që tregon për ashpërsinë e luftimeve. /arbresh.info/
Çështja e presidentit, raportohet se Kurti sot sërish takon ...
Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacol...
Dje u kërkua ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij, i dyshua...
Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacol...
Sveçla: Kërcënimet e Vulinit nuk e zmbrapsin Kosovën
Bllokohen 920 pajisje elektronike në doganën e Rinasit