Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar edhe sot për vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, thotë se në Deçan qëndroi për të parë nga afër punën e stafit mjekësor të kësaj qendre dhe pacientët.
Ai shprehu mirënjohje për mantelbardhët që kanë punuar me përkushtim gjatë kësaj periudhe, ndërsa tregon se është njoftuar që gjendja po i kthehet normalitetit dhe qytetarët nuk kanë nevojë për shqetësim.
Postimi i plotë:
Bashkëvendas të mi të dashur deçanas,
Qytetarë të dashur të vendit tim,
Edhe pse çdo çast jam i informuar me situatën, sot, isha në vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, për të parë nga afër punën e stafit mjekësor të kësaj qendre dhe pacientët në trajtim. Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Musa Berisha dhe të gjithë stafit të QKMF-së në Deçan i shpreha vlerësimin tim më të lartë për shërbimin vetëmohues të tyre në përmbushjen me përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë, detyrën e shenjtë të mantelbardhit.
Gjatë tërë kohës pata në dorë librin “Lufta kundër vdekjes” të dhuruar nga vet autori, drejtori Musa Berisha, këtij burri me një jetë të tërë në shërbim të Lirisë së vendit tonë.
E “luftën” me këtë emergjencë, e fituan edhe ky ekip i mrekullueshëm, të cilët më njoftuan se gjendja është gati në normalitet dhe se qytetarët nuk kanë nevojë më të shqetësohen.
Unë kam marrë të gjitha masat, që të gjitha nevojat dhe kërkesat e adresuara nga Shtabi Emergjent i Komunës, të realizohen në kohën e duhur me të gjitha kapacitetet e FSK-së në dispozicion.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...