Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtori Departmentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin homolog nga Ushtria Gjermane, të cilët paraprakisht u pritën në takim mirëseardhjeje edhe nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Në takimin mes dy delegacioneve, u diskutua dhe analizua niveli i zbatimit të planit aktual bilateral 2022, duke u vlerësuar lartë shkalla e realizimit të të gjitha aktiviteteve të planifikuara.
Gjithashtu, dy delegacionet u dakorduan për aktivitetet që do të përmbajë plani bilateral për vitin 2023 si dhe masat dhe veprimet që do të ndërmirren për realizim sa më të suksesshëm të tij, thuhet në njoftim.
Në fund, Kolonel Cakaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që Bundeswehr-i dhe Ministria e Mbrojtjes Gjermane kanë dhënë dhe po japin për zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe FSK-se./arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan