Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë (KMR1) ka realizuar me sukses stërvitjen fushore në skenar dhe situata të ndryshme me qitje reale.
Mehaj, në një postim në Facebook ka shkruar se Regjimenti i Parë i Këmbësorisë vazhdon përgatitjet për validim të aftësive dhe kapaciteteve të saj.
“Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë (KMR1) ka realizuar me sukses stërvitjen fushore në skenar dhe situata të ndryshme me qitje reale.
Qëllimi i stërvitjes ishte trajnimi dhe vlerësimi i togjeve në aftësitë e tyre për realizimin e detyrave kyçe kolektive në operacionet mbrojtëse dhe sulmuese”m ka shkruar Mehaj në Facebook.
Sipas tij, efektiviteti i kompanive tona të mekanizuara rritet përmes sinergjisë së armëve të kombinuara duke përfshirë automjetet luftarake, këmbësorinë, inxhinierët dhe elementët mbështetës.
“Vazhdojmë drejt avancimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë!”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/
Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: Nuk ka avion t...
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...