Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët përkrah ushtarakëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se ushtarët për disa ditë me radhë kanë kontribuar në misionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve dhe viktimave të tërmetit në Republikën e Turqisë, shkruan arbresh.info
Tutje, Mehaj tha se gatishmëria e tyre që vullnetarisht të bëhen pjesë e këtij misioni flet shumë për personalitetin e tyre, e profesionalizmi i shfaqur përgjatë ditëve të angazhimit është pasqyra më e mirë që një qytetar mund të prezantoj për shtetin e tij.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Sot prita në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët përkrah ushtarakëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për disa ditë me radhë kanë kontribuar në misionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve dhe viktimave të tërmetit në Republikën e Turqisë.
Gatishmëria e tyre që vullnetarisht të bëhen pjesë e këtij misioni flet shumë për personalitetin e tyre, e profesionalizmi i shfaqur përgjatë ditëve të angazhimit është pasqyra më e mirë që një qytetar mund të prezantoj për shtetin e tij.
Jemi mirënjohës e krenar për punën tuaj! /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...