Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se deklarata kërcënuese dhe tentim shantazhi i ministrit të Brendshëm serb Aleksandër Vulin, pas kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është alarm serioz për vendet anëtare të NATO-s dhe të gjitha vendet e botës demokratike që sot janë rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga autoritetet vendimmarrëse të NATO dhe BE-së të dënojnë qëndrimin destruktiv të Vulinit, që nënkuptohet edhe si qëndrim zyrtar i qeverisë serbe.
“Deklarata kërcënuese dhe tentim shantazhi i Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, pas kërkesës sonë për anëtarësim në NATO, është alarm shumë serioz për vendet anëtare të NATO-s dhe gjithë vendet e botës demokratike që sot janë rreshtuar në anën e duhur të historisë”, shkruan Mehaj./arbresh.info/
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...