Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj pas takimin me homologun e tij nga Mali i Zi, Rasko Konjeviq ka thënë se përmes takimit të tyre e kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm mes dy shteteve.
Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve ngrit bashkëpunimin në shumë fusha të tjera edhe në aspektin ushtarak.
“Takimi sot ka qenë shumë i frytshëm, i domosdoshëm e kemi rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm që e kemi në mes dy shteteve tona, në nivel bilateral siç e nënshkruam edhe marrëveshjen bilaterale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje për bashkëpunim, ngrit bashkëpunimin në shumë fusha të tjera edhe në aspektin ushtarak. Përmes kësaj marrëveshje ne zgjerojmë marrëveshjen në fushën e mbrojtjes që është i domossdoshëm në aspektin e sigurisë, stabilitetit e demokracisë mes dy vendeve tona, por edhe të mirën e rajonit gjithëpërfshirës”, u shpreh Mehaj.
Ai tutje shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale, përcjell klankosova.
“Bashkëpunimi ynë do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale sa i përketë kuadrove tona akademike, specialistike e deri tek angazhimi me mbështetje reciproke në kapacitete operacionale në rast të emergjencave, gjë që është e domossdoshme për të dyja shtetet dhe rajonin”, u shpreh tutje ai.
LEXO EDHE
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi – Arbresh.info
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...