Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar fotografi të ushtarëve të FSK-së, gjatë aksioneve të zhvilluar në Deçan, ku kanë ndihmuar dhe monitoruar situatën pas helmimit të mijëra qytetarëve.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të vazhdojnë me operacione të tilla deri në tejkalimin e situatës.
Postimi i plotë i tij:
Sot gjatë tërë ditës kanë vazhduar aktivitetet e njësive specialistike të FSK-së në operacionet për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në komunën e Deçanit.
Ooeracionet u zhvilluan dhe po vazhdojnë të zhvillohen me 6 komponente operative, të shtuar nga paraditja edhe me dhurimin e materialeve mjekësore për personelin e QKMF-në e Deçanit.
Operacionet do të vazhdojnë pandërprerje deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në gjendjen normale.
Ky është misioni ynë!
Kjo është detyra jonë!/arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së