Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, nga 10 janari është duke u mbajtur trajnimi malor i ofruar nga KFOR-i amerikan.
Mehaj bëri te ditur se pjesë e këtij trajnimi janë pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K), konkretisht të kompanisë 2A, transmeton arbresh.info

Gjatë këtij trajnimi pjesëtarët kanë mundësinë të mësojnë teknika të ngjitjes në shkëmbijnë, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura dhe kalimin e pengesa ujore me anë të urave me litarë.

Njoftimi i plotë:
Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, nga data 10 janar është duke u mbajtur trajnimi malor i ofruar nga KFOR-i amerikan.
Pjesë e këtij trajnimi janë pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K), konkretisht të kompanisë 2A e cila së shpejti fillon edhe procesin e validimit.
Gjatë këtij trajnimi pjesëtarët tanë, kanë mundësinë që të mësojnë teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura dhe kalimin e pengesave ujore me anë të urave me litarë.
Të gjitha këto aktivitete kanë kalitur pjesëtarët tanë për të vepruar në zona malore me shkëmbinj, siç është një pjesë e madhe e territorit të Republikës së Kosovës.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X