Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë konferencës vjetore të Kartës së Adriatikut-SHBA ka thënë se Ballkani është një objektiv i kërcënimeve kineze dhe ruse.
Para ministrave të mbrojtjes dhe delegacioneve të tyre, Mehaj tha se trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe përfshirja e diplomatëve rusë, siç ishte rasti i ish-punonjësit të UNMIK-ut vite më parë, përfshirja e zyrtarëve rusë dhe bjellorus, gjoja si gazetarë të arrestuar nga Policia e Kosovës, si dhe vizita e ambasadorit rus në Serbi, bërë forcave serbe të grumbulluara në kufi me Kosovën, dëshmojnë se Rusia me çdo kusht kërkon destabilizimin e Kosovës.
“Vizioni i Republikës së Kosovës është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin, Evropën dhe më gjerë. Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë integrale e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti OKB-së, BE-së, NATO-s dhe OSBE-së. Ne gjithashtu punojmë shumë për të qenë pjesë e nismave rajonale dhe për të promovuar marrëdhënie paqësore fqinjësore në funksion të rritjes së stabilitetit dhe besimit midis vendeve në rajon”, tha ai.
Ai tha se Kosova është e gatshme të marrë role dhe përgjegjësi të reja. Në muajt e fundit, ne kemi treguar përkushtim në disa mënyra.
“Ne kemi ndihmuar dhe mbështetur operacionin e drejtuar nga NATO për evakuimin e refugjatëve afganë dhe sapo kemi përfunduar bashkë-zbarkimin e parë të trupave të FSK-së në Kuvajt. Është i nevojshëm bashkëpunimi më intensiv pas COVID-19 në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke pasur parasysh zhvillimin rajonal dhe më gjerë”, u shpreh Mehaj.
Postimi i tij i plotë:
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...